Mauro Icardi ka vendosur të largohet nga Interi pasi Nerazzurret kanë arritur një marrëveshje me PSG-në për transferimin e përhershëm të sulmuesit argjentinas në klubin francez.
Të dy klubet kanë rënë dakord dhe arritën marrëveshje për një shumë prej 50 milion € plus bonuse shtesë prej 7 milion, 4 prej të cilave janë shumë lehtë të arritshme, ndërsa 3 të tjerët do të jenë më të vështira për t’u arritur.
Detajet përfundimtare të marrëveshjes do të vendosen të Shtunën, ndërsa PSG nuk do të ketë nevojë të diskutojë kushtet me Icardin pasi ai ishte pjesë e PSG-së sezonin e kaluar si huazim nga Interi.