Chelsea do të duhet të luftojë për të mbajtur talentin Samuel Iling-Junior. Pesë gjigantë të Europës janë vënë në lëvizje për lojtarin e Bluve.
Sipas Goal, londinezët rrezikojnë ta humbasin talentin 16-vjeçar.
Drejtuesit e klubit po mundohen ta bindin lojtarin e kombëtares angleze Under 17 që të nënshkruajë kontratën e tij si profesioniste, por kanë frikë se ai mund të tundohet nga oferta të tjera që mund të vijnë jashtë Anglisë.
Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Ajax dhe Schalke thuhet se janë të interesuara.
Gjithashtu, tani duket se edhe Juventus ka hyrë në garë.