Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, PSG është në bisedime me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës, raporton Fol Drejt.
“Drejtori i PSG-së, Luis Campos konfirmon: “Jemi në bisedime me Leo Messin pasi duam t’ia zgjasim kontratën”.”, shkroi Romano në Facebook.
Romano shtoi se Luis Campos ka thënë se dëshiron ta mbajë Messin në projektin që ka klubi francez. “Ne po flasim tani që ta arrijmë këtë qëllim dhe të vazhdojmë ta kemi Messin në klub”citohet të ketë thënë Campos. /FolDrejt/