Klubi i futbollit Paris Saint-Germain ka konfirmuar suspendimin dyjavor të Lionel Messit, pasi përfaqësuesi argjentinas nuk është në listën e lojtarëve për ndeshjen e ardhshme kundër Troyes, raportojnë mediat franceze.
Drejtuesit e PSG-së e pezulluan Messin për 15 ditë në fillim të javës. Gjatë asaj periudhe, futbollisti argjentinas nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe as nuk do të marrë rrogë.
Messi dje i kërkoi falje skuadrës dhe bashkëlojtarëve të tij, pasi udhëtoi për në Arabinë Saudite pa lejen e klubit pas humbjes nga Lorient (1:3) në xhiron e 33-të të kampionatit kombëtar./FolDrejt/