Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar një “çek bosh” të ofruar nga Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës së tij që skadon në verën e ardhshme.
Kjo marrëveshje afatgjatë do të kishte shkuar mbi 90 milionë euro bruto që PSG i ofroi Mbappes verën e kaluar dhe do të kishte përmbajtur një premtim se projekti sportiv i PSG do të mbetet konkurrues në nivelin më të lartë të garave evropiane.
Javën e kaluar të dy palët patën të paktën një takim për të përmbysur kushtet, pasi PSG vazhdon të përpiqet të lidhë lojtarin e tyre me një marrëveshje tjetër./FolDrejt/