PSG është shumë e interesuar për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, William Saliba dhe nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet e tyre, pavarësisht rinovimit të mundshëm të kontratës së francezit, sipas Media Foot.
Kontrata e Salibës, sipas The Athletic , skadon në vitin 2023 me një opsion për t’u zgjatur deri në vitin 2024.
Topçinjtë, megjithatë, do të shtyjnë të rinovojnë kontratën e Salibës pasi ai ka qenë jo vetëm mbrojtësi më i mirë i Arsenalit, por edhe i Premier League./FolDrejt/