Sipas Sport, PSV Eindhoven po kërkon të vazhdojë kontratën me talentin holandez Xavi Simons, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
19-vjeçari erdhi nga PSG pasi nuk arriti të gjente veten në Paris, por ka rezultuar se është bërë një ingranazh me ndikim në njëmbëdhjetëshen e PSV-së.
Edhe pse parisienët kanë mundësi që përmes klauzolës prej 12 milionë eurosh ta kthejnë lojtarin, duket se Simons do të zgjasë kontratën e tij me ekipin holandez duke hequr klauzolën e rikthimit.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027 dhe Ruud Van Nistelrooy po bën të gjitha përpjekjet e tij për të zgjatur kontratën e të riut. /FolDrejt/