Paris Saint-Germain denoncon një artikull “senzacionalist” të La Parisien, pasi e përditshmja raporton të hënën detajet e një kontrate prej 630 milionë eurosh bruto, për tre vjet, në favor të kampionit të botës.
Marrë nga: Le Monde
A është vërtet Kylian Mbappé atleti më i paguar në histori? Sulmuesi yll, i cili bëri kontratë në Paris gjatë muajit maj, do të kishte një “kontratë të papublikuar” për një shumë rekord prej 630 milionë euro bruto gjatë tre viteve, raporton të hënën, 24 tetor Le Parisien . Por shumë shpejt doli informacioni kundër nga vet klubi i PSG-së duke e quajtur lajmin si të rremë.
Pesë muaj pas zgjatjes së kampionit të botës me bujë të madhe, e përditshmja raporton shumat marramendëse të premtuara për sulmuesin Mbappe nëse ai qëndron në kryeqytet deri në vitin 2025: 630 milionë euro bruto, ose 282 milionë euro neto. “Negociatat mes PSG-së dhe Mbappe çuan në një kontratë të paprecedentë. Kontrata e shekullit, më e madhja e nënshkruar ndonjëherë në historinë e sportit ”, shkruan gazeta.
Por, këtë lajm e ka përgenjështruar vetë klubi i PSG-së, shkruan Le Monde, transmeton Fol Drejt.