Paris Saint Germain ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë kandidatë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
Në Mynih gjithçka është gati për një tjetër mbrëmje spektakolare në Champions League, e cila do të vazhdojë sonte me dyshen më atraktive të 1/16-ave. Bayern shkojë në kryeqytetin francez për të luajtur kundër Paris Saint Germainit.
Ditën e sotme PSG ka publikuar listën e kandidatëve për ndeshjen dhe në të përveç Mbappes është edhe Lionel Messi, performanca e të cilit sipas mediave franceze është vënë në pikëpyetje.
Edhe pse Mbappe me sa duket e ka kapërcyer dëmtimin e tij dhe do të jetë kandidat për të luajtur, L’Equipe e Francës paralajmëron se kjo nuk do të thotë se golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës do të jetë gati për të nëntëdhjetë minutat e plota. Sipas gazetës së lartpërmendur, stafi profesional madje ka marrë vendim që Mbappe të hyjë në lojë vetëm në pjesën e dytë, pasi aktualisht është gati për jo më shumë se gjysmë ore futboll, transmeton Fol Drejt.
📄🆗 Le groupe parisien pour #PSGFCB en @ChampionsLeague. #UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 13, 2023