Duke folur për Sky Sports, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi shprehu interesimin e klubit për të bërë një lëvizje për anësorin e Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford në një transferim të lirë në rast se ai nuk rinovohet me United, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Rashford është rinovuar nën drejtimin e menaxherit Erik Ten Hag, duke shënuar 8 gola këtë sezon. Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë vazhduar edhe në Botëror, ku deri më tani ka shënuar 3 gola për Anglinë.
Kontrata e 25-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe shumë klube, përfshirë PSG-në, duan ta rrëmbejnë atë nëse paraqitet mundësia. Megjithatë, Manchester United ka një opsion për të vazhduar automatikisht kontratën e tij për një sezon tjetër./FolDrejt/