PSG është kthyer në “armiken” e çdo skuadre, pasi klubi francez po iu rrëmben ekipeve të mëdha, objektivat e merkatos.
Pasi la Milan me “gisht në gojë” , teksa arritën marrëveshjen me Renato Sanches, tashmë kampionët e Ligue 1 kanë “kërcënuar” Barcelonën për yllin e Manchester Cityt.
Bernardo Silva pritet të largohet nga kampionët e Premier League, teksa raportohet se është një nga objektivat e Barcelonës, por tashmë për katalanasit vazhdon “malorja”
Sipas mediumit Le 10 Sport, PSG është gjithashtu e interesuar për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Silvas.
Ky lajm është shqetësues për Barçën pasi PSG ka fuqinë shpenzuese për të bindur Cityn të shesë Bernardon.
Në të kundërt, Barça ende duhet t’i drejtohet lojtarëve të tyre për të pranuar largimin, për të gjetur hapësirë në buxhetin e tyre për të nënshkruar me portugezin. /abcnews.al/