Skuadrat gjermane kanë rinisur stërvitjen dhe duket se do të jetë pikërisht Bundesliga e para nga ligat kryesore europiane, që do të rinisë kampionatin për të çuar deri në fund një sezon të ndërprerë prej pandemisë globale të Covid-19.
Të paktën deri më 31 gusht, është vendosur që të gjitha ndeshjet në Gjermani të luhen pa praninë e tifozëve, ndaj klubet po përgatiten për të përballuar këtë situatë, pasi dihet që stadiumet gjermane janë më të zhurmshmet, me një mesatare prej 48 mijë tifozësh për ndeshje.
Pikërisht për këtë arsye, klubet e Bundesligës kanë punësuar psikologë për të përgatitur lojtarët të luajnë pa praninë e publikut, pasi kjo pritet të jetë një sfidë e vështir për skuadrat gjermane, të cilat nuk janë mësuar në stadium “të ftohta”.