Një grabitje ka ndodhur ditën e hënë në Prishtinë.
Policia ka dhënë detaje mbi grabitjen, duke njoftuar se një person i panjohur ka grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në një lokal, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arrit të grabit një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njësitet policore janë duke hetuar rastin.