Janë publikuar emrat e laureatëve të Çmimit “Nobel” për fizikë, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave botërore, Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier kanë fituar Çmimin “Nobel” të fizikës 2023 për “metodat eksperimentale që gjenerojnë pulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie”, thotë organi që jep çmimin.
Çmimi, i cili është shpallur në kryeqytetin suedez Stokholm të martën në mëngjes, është Nobeli i dytë i sezonit pas Çmimit Nobel 2023 për Mjekësi të shpallur të hënën.
Ua kujtojmë se çmimi në mjekësi u shkoi studiuesve të vaksinës anti-covid mRNA, përkatësisht shtetasve amerikanë me origjinë hungareze, Katalin Kariko dhe Drew Weissman, për teknologjinë e tyre novatore që hapi rrugën për vaksinat kundër COVID-19./FolDrejt/