Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka ndërmarr një veprim të papritur, duke i publikuar emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë a zhdukur me forcë, e për të cilët po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, shkruan Fol Drejt.
Shumica prej tyre kanë emra serbë, por ka edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, duke i përfshirë këtu edhe ata shqiptarë.
Zonave ku dyshohet se ka pasur më së shumti viktima, u prin Klina me 25 viktima, pasuar nga Malisheva me 14, pastaj Lipjani e Rahoveci me nga 11, Drenasi me 10, Skenderaj me 8, Podujeva me 6, Ferizaj me 5, Gjakova me 3, si dhe Prishtina, Gjilani e Suhareka me nga 2 viktima.
Më poshtë e gjeni dokumentin e publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa emrat e viktimave mund t’i gjeni nga faqja 62: