Janë gjetur dëshmi të reja rreth incidentit të rëndë që ndodhi me avionin ukrainas, i cili u rrëzua në Kavalla të Greqisë më 16 korrik.
Tragjedia e cila ia mori jetën krejt ekuipazhit, tani përshkruhet edhe nga fjalët e fundit të cilat u shkëmbyen para saj, shkruan Fol Drejt.
“Kemi zjarr në motor”, këto ishin fjalët e fundit të pilotit të avionit, thonë më të rejat rreth këtij rasti.
Avioni u rrëzua të shtunën, rreth orës 22:45 në Kavalla Greqi, me pasojë vdekjen e 8 personave të ekuipazhit që ndodheshin në bord.
Avioni me katër motorë ishte nisur nga Serbia për Jordani.
Mbrëmë janë gjetur edhe trupat e ekuipazhit.
Rër avionin ukrainas u bë e ditur më vonë se ishte i mbushur përplot me armë të prodhuara në Serbi. Për këtë, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Nebojsha Stefanoviq, tha se ato nuk e kishin për destinacion Ukrainën. Sipas tij, avioni po transportonte 11.5 tonë armë që ishin nisur nga Serbia për në Bangladesh./FolDrejt/