Nga një sulm ajror izraelit i cili ka goditur spitalin al-Ahli në Gaza, ku mijëra civilë po kërkonin trajtim mjekësor dhe strehim nga sulmet e pamëshirshme, raportohen të kenë vdekur të paktën 500 persona, ndërsa mijëra të tjerë të jenë plagosur, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Shifrën, sipas Al Jazeera-s e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Po ashtu cak i sulmeve ishte edhe një shkollë e OKB-së që strehoi refugjatë.
Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abbas e denoncoi sulmin ajror si një akt “gjenocid” dhe një “katastrofë humanitare”.
Abbas është tërhequr gjithashtu nga një takim i planifikuar më parë me presidentin amerikan Joe Biden, i cili do të mbërrijë në rajon të mërkurën.
Ajo që është duke ndodhur në Gaza, sipas një pjese të opinionit publik ndërkombëtar, s’është veçse një gjenocid ndaj popullsisë së pafajshme./FolDrejt/