Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e testit të maturës shtetërore, të mbajtur më 24 qershor.
Siç njofton Nagavci, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04% përqind.
“Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës.”, ka njoftuar Nagavci.
“Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapsirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim.
Falenderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!”, ka shtuar ajo më tej./FolDrejt/