Është vendosur zyrtarisht kënga e Kampionatit Botëror 2022. “Hayya Hayya (Better Together)” është titulli i këngë zyrtare “Katari 2022” e interpretuar nga: Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.
Sipas FIFA, strategjia e argëtimit u konceptua për të krijuar lidhje novatore dhe domethënëse midis tifozëve të futbollit, entuziastëve të muzikës, lojtarëve, artistëve dhe lojës dhe këngëve që të gjithë i duan.
Kombinimi i yllit amerikan Trinidad Cardona, ikonës së Afrobeats, Davido dhe sensacionit të Katarit Aisha, kap frymën e Kupës së Botës FIFA dhe strategjinë e FIFA Sound duke bashkuar frymëzim nga i gjithë bota.
“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha Shefi Tregtar i FIFA-s, Kay Madati. “Si pjesë e strategjisë së rinovuar muzikore të FIFA-s, kolona zanore me shumë këngë do t’i sjellë fansat e pasionuar më afër frymës së Kupës së Botës FIFA si kurrë më parë.” Duke u mbështetur në ndikimet R&B dhe reggae, kënga mishëron emocionin e një festivali futbolli që do të ndriçojë botën më vonë këtë vit.
Kënga është e para në një përzgjedhje të këngëve zanore që do të dalin në valët e transmetimit gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa pritjet rriten në prag të fillimit të Kupës së Botës FIFA më 21 nëntor 2022.
Është hera e parë që kolona zanore e turneut do të shfaqë një koleksion me shumë këngë, me artistë ndërkombëtarë që shfaqin zhanre të ndryshme muzikore që shtrihen në të gjithë botën, duke vendosur tonin për një festë vërtet globale.