Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Publikohet Memorandumi për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sadri Ramabaja nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë (IShGj) ka thënë se ky institut e sheh tepër urgjente ndërmarrjen e një varg masash që do të mund të shërbenin për parandalimin e një përplasjeje të re mes shqiptarëve dhe serbëve, shkruan Fol Drejt.

Sipas tij “Eskalimi i kësaj gjendjeje, është e qartë, do të shfrytëzohej në dëm të dy popujve, duke marrë në konsideratë para së gjitash ripozicionimin e interesave të natyrës gjeopolitike të fuqive që do të marrin pjesë në strukturimin e arkitekturës së re të sigurisë së Europës pas përfundimit të luftës në Ukrainë.”

Prandaj sipas tij ky institut ka përpiluar një “Memorandum për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kjo është përmbajtja e tij:

Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë njeh nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për krizën aktuale në veri të Kosovës. Duke marrë parasysh hapat e propozuar nga Qeveria e Kosovës, kërkesat e Bashkimit Evropian dhe marrëveshjet e arritura në Dialogun Prishtinë-Beograd, me theks të veçantë në marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel, të gjitha palëve të përfshira u propozojmë Memorandumin e mëposhtëm:
1. Masat e de-përshkallëzimit, mbajtja e zgjedhjeve të reja, pjesëmarrja e serbëve dhe themelimi i Asociacionit:

a. Angazhimet e Kosovës:

I. Qeveria e Kosovës gradualisht, do të zvogëlojë praninë e Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale në raport me zvogëlimin e dhunës. Kjo do të jetë një përgjigje e matur për të garantuar sigurinë e të gjitha palëve të përfshira.

II. Qasja dhe monitorimi i plotë i procedurave gjyqësore në lidhje me autorët e dhunës do të sigurohet nga EULEX-i (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) dhe OJQ-të e interesuara për të drejtat e njeriut. Kjo do të sigurojë transparencë, llogaridhënie dhe procese të drejta ligjore.

III. Zgjedhjet e parakohshme do të organizohen në katër komunat veriore me mirëkuptimin kur kryetarët aktualë japin dorëheqje apo të nxitura nga një peticion i mbështetur nga së paku 20% e elektoratit, siç parashikohet nga ligji i Kosovës. Data e zgjedhjeve do të caktohet pas konfirmimit nga Presidentja për plotësimin e kërkesave për tërheqje dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

IV. Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës do të udhëzohen që t’ia dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të sapozgjedhur pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në përputhje me ligjin e Kosovës.

V. Pas realizimit të pikave të theksuara më lartë, do fillohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

b. Angazhimet e Serbisë:

I. Serbia do të tërheqë protestuesit e dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe zonat përreth. Kjo do të kontribuojë në de-përshkallëzimin e gjendjes dhe do të krijojë një mjedis të favorshëm për dialog dhe bashkëpunim.

II. Serbia zotohet të bashkëpunojë me Kosovën në ndalimin dhe procedimin gjyqësor të shkelësve të ligjit. EULEX-i do të monitorojë procesin për të siguruar garanci të plota të procesit të rregullt ligjor.

III. Serbia do të ulë gatishmërinë e forcave të saj të armatosura në një nivel joemergjent, do të përmbahet nga lëvizjet e reja të trupave dhe do të heqë 48 Baza Operative të vendosura paraprakisht përgjatë kufirit. Kjo do të ndihmonte në zbutjen e tensioneve dhe ndërtimin e mirë-besimit të shtuar mes palëve.

IV. Serbia do të përmbahet nga pengimi ose ndërhyrja në të drejtën e qytetarëve serbë etnikë dhe të të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirisht në procesin zgjedhor lokal pa frikësim, shtrëngim apo ndikim per bojkotimin e serishem te zgjedhjeve.

2. Bashkëpunimi rajonal dhe pajtueshmëria:

a. Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe të pajtohen me aplikimin e Acquis Communautaire të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të vendosura. Ky angazhim do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

3. Dialogu Prishtinë-Beograd dhe Aneksi i Zbatimit:

a. Të dyja palët riafirmojnë përkushtimin e tyre për një dialog intensiv për një zbatim të plotë, të pakushtëzuar, të balancuar, konsistent dhe të vazhueshëm të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të Zbatimit të saj. Procesi i dialogut, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, do të vazhdojë me një shtysë të përtritë për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të tyre. të balancuar, konsistent dhe të vazhueshëm

b. Palët do të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fusha të ndryshme si ekonomia, shkenca dhe teknologjia, transporti dhe lidhshmëria, marrëdhëniet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, postat dhe telekomunikacioni, shëndetësia, kultura, feja, sporti, mbrojtja e mjedisit, personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe fusha tjera relevante nëpërmjet të lidhjeve të marrëveshjeve tjera relevante. Detajet do të dakordohen në aneks-marrëveshjet të ndërmjetësuara nga Dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

c. Do të dakordohen /ose adoptohen marrëveshje dhe garanci specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do t’i zyrtarizohet statusi i saj dhe objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe do t’u ofrohet një nivel i qëndrueshëm mbrojtjeje me themelimin e ligjit për komunitetet fetare në Kosovë.

4. Personat e Zhdukur:

a. Të dyja palët e vlerësojnë dhe e njohin rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur. Ata angazhohen të bashkëpunojnë ngushtë për identifikimin e vendvarrimeve të personave të zhdukur dhe ndjekjen e gërmimeve, duke siguruar qasje të plotë, të besueshme dhe të saktë të informacioneve. Palët angazhohen të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës dhe të përdorin teknologji të avancuar në zbulimin e varrezave masive. Palët gjithashtu zotohen të përfshijnë familjet e personave të zhdukur në procesin e identifikimit dhe të adresojnë të drejtat dhe nevojat e tyre.

b. Një komision i përbashkët, i kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe i vëzhguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), do të krijohet për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur ende të paidentifikuar. Puna dhe progresi i bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur do të monitorohet dhe mbështetet përmes këtij Komisioni të Përbashkët.

Konkluzion:

Ne besojmë fuqishëm se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i arritshëm përmes dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të masave të dakorduara. Duke iu përkushtuar këtij Memorandumi, të gjitha palët tregojnë gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për të punuar drejt paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

________________________

Data: 10.07.2023

Tags: DepershkallezimiInstituti per GjeopolitikeKosovaMemorandumSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Video/ Nuk ka qetësi në Beograd, dy “policë” e ruajnë shefin e kuvendit, nga asamblistët e nxehur

Lajmi tjetër

Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në Portugali, pritet në takim nga Ministrja e Kohezionit Territorial, Ana Abrunhosa

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM