Ështё publikuar nё Gazetёn Zyrtare, vendimi mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas kёtij publikimi, vendimi hyn ne fuqi nё ditёn e 20, pas shpalljes në Gazetёn Zyrtare.
Ky publikim vjen pasi qё kanё pёrfubduar tё gjitha procedurat relevante vendimarrёvese pёr heqjen e regjimit tё vizave për Kosovën, tё cilat konkluduan mё nёnshkimin e vendimit, mё datёn 19 prill nё Strasbourg.
Sipas Gazetёs Zyrtare, lёvizja e lirё për kosovarët në zonën Schengen, nisё sё zbatuari nё datёn kur fillon funksionimi i Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), ose deri më 1 janar 2024, cilado qoftë data që të vijë e para.
Marё parasysh se ёshtё e qartё se sistemi ETIAS nuk do jetё funskional sivjet ashtu siç ishte menduar, dita e parё kur kosovarёt mund tё gёzojnё lёvizjen e lirё pa viza ёshtё 1 janari i vitit qё vjen./RTK/