Kryeredaktori i KosovaNews Jeton Sopa ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook se pjesa e dytë e hulumtimit për Devollët, tashmë është publikuar, shkruan Fol Drejt.
“Të nderuar lexues të KosovaNews ashtu siç u kam paralajmëruar sot po e publikoj pjesën e dytë të hulumtimit tim të cilin e kam realizuar për më shumë se një muaj për kompanitë e Devollëve e që në fakt me letra po del se nuk janë hiq të Devollëve dhe për më tepër pronarët e vërtetë të Art Motion dhe Klan Kosova po dalin t’i kenë të regjistruar kompanitë e tyre me pasaporta serbe të nxjerra nga strukturat paralele në Kragujevc…” – ka shkruar Sopa.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar lexues të KosovaNews ashtu siç u kam paralajmëruar sot po e publikoj pjesën e dytë të hulumtimit tim të cilin e kam realizuar për më shumë se një muaj për kompanitë e Devollëve e që në fakt me letra po del se nuk janë hiq të Devollëve dhe për më tepër pronarët e vërtetë të Art Motion dhe Klan Kosova po dalin t’i kenë të regjistruar kompanitë e tyre me pasaporta serbe të nxjerra nga strukturat paralele në Kragujevc…
Pas publikimit të hulumtimit të kaluar për Klan Kosovën, web faqja e KosovaNews u sulmua dhe po na sulmohet vazhdimisht duke na i hakuar edhe adresat e gmail.
Unë e di që në këtë betejë jam i vetëm dhe nuk e kam mbështetjen e shumicës së mediave ama kjo për mua nuk ka aspak rëndësi sepse unë me vete e kam armën më të fortë, pra të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e cila do t’i tundoj me fakte edhe skeptikët më të mëdhenjë.
Disa kolegë gazetarë kanë filluar duke më sulmuar dhe etiketuar pa kurfar fakti dhe kurfar argumenti gjoja se po ja bëj avokatin qeverisë. Jo zotërinj e keni gabim kjo s’ka të bëj aspak me mbrojtjen e interesave të këtij pushteti kjo në radhë të parë ka të bëjë në mbrojtjen e interesave të vendit tim dhe të shtetit tim, pasaportën e të cilit e mbaj me krenari pasi që e kemi fituar me gjak e me luftë. Ndërsa të gjithë ju që e arsyetoni se për një pasaportë serbe ku shkrun “Peç Serbia” s’qenka ba nami, lehtë e keni , dilni mbrone marrëzinë, dilni mbrone tradhëtinë…!