CNN ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë të një biznesi në Ukrainë, ku vërteton vrasjen e 2 civilëve nga ushtarët rusë.
Ndërsa prokurorët ukrainas po i hetojnë materialet e videos si krime lufte.
Nga pamjet duken disa ushtarë rusë që vrasin 2 civilë para se të vjedhin biznesin në periferi të Kievit.
Për të parë videon klikoni linkun
Të dy civilët vdiqën pas të shtënave, gjë që bie ndesh me rregullat e luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.
CNN ka identifikuar viktimat.
Njëri ishte pronari i dyqanit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron që emri të bëhet publik. Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte si roje atje./abcnews.al./