Lufta në Ukrainë, i ka tensionuar raportet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.
Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), e ka cilësuar Putinin si “kriminel lufte!”, transmeton Fol Drejt.
ShBA-të që nga fillimi kanë qenë kundër invazionit rus në Ukrainë, ndërsa ndaj vetë shtetit të Putinit, kanë marr masa ndëshkuese, duke e dënuar me sanksione të shumta.
Në anën tjetër, Ukrainës e kanë përkrahur në mënyra të ndryshme, duke e furnizuar edhe me armë.
Presidenti Biden ndodhej në korridoret e Shtëpisë së Bardhë, kur u pyet për dyshimet rreth krimeve të luftës që ushtria ruse dyshohet se i ka kryer në Ukrainë.
“Oh ai tashmë është një kriminel lufte” – tha ai për Putinin.
Kjo është videoja që e ka kapur këtë moment: