Shefi i Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut (PSNI) Simon Byrne konfirmoi se informacionet e lëshuara gabimisht pas publikimit të të dhënave të policisë është në duart e republikanëve disidentë, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
“Tani supozohet se ata do ta përdorin këtë listë për të krijuar frikë dhe pasiguri, si dhe për t’i frikësuar ose shënjestruar oficerët dhe stafin”, tha Byrne në një konferencë për media.
Shkelja e publikimit të të dhënave, e cila u bë si rezultat i “gabimit njerëzor” ndodhi kur PSNI iu përgjigj një kërkese për Lirinë e Informacionit, gjatë së cilës gabimisht nxori tabelën që përfshinte mbiemrat dhe inicialet e 10 mijë punonjësve të PSNI-së.
Ajo përfshin gjithashtu gradat ose pozitat e tyre, ku janë vendosur dhe njësitë në të cilat punojnë.
Pas incidentit, Liam Kelly, kryetar i Federatës së Policisë për Irlandën e Veriut (PFNI), e përshkroi shkeljen si “monumentale”.
“Nuk do të hyj në detaje për arsye operacionale, por jemi duke punuar pa ndërprerë për të vlerësuar rrezikun dhe marrjen e masave për zbutjen e saj”, shtoi Byrne.
Byrne javën e kaluar tha se një “skenar i parë në rastin më të keq me të cilin jemi përballur është që palët e treta do të përpiqen të merrnin këto të dhëna, për të frikësuar, korruptuar ose në të vërtetë për t’u shkaktuar dëm oficerëve dhe stafit tonë”.
Partia Sinn Fein tha se dokumenti i publikuar i PSNI-së i postuar herët të hënën në një mur përballë zyrës së saj në Falls Road në Belfast është në përpjekje për të frikësuar.
Niveli aktual i kërcënimit ndaj Irlandës së Veriut nga terrorizmi i lidhur me Irlandën e Veriut është “serioz”, që do të thotë se “gjasat për sulm janë të mëdha”, sipas një grafiku zyrtar.
Vitin e kaluar, niveli i kërcënimit u ul nga “serioz” në “të konsiderueshëm” për herë të parë në 12 vjet, por përsëri u rrit në serioz në mars.
Në mesazhin e Vitit të Ri nga grupi disident irlandez “New IRA” shkaktoi shqetësime, pasi zotimit të saj se “do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për t’i dhënë fund sundimit britanik në Irlandë.
“Ndërsa hyjmë në vitin 2023, Irlanda mbetet nën okupim dhe sovraniteti ynë kombëtar mohohet nga një qeveri e huaj”, thuhet në mesazhin e 2 janarit nga grupi i shkëputur, i cili u formua pas çarmatimit të Armatës Republikane Irlandeze (IRA).