Këtë të enjte në Kuvendin e Republikës së Kosovës pritet të diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, shkruan Fol Drejt.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri tha se kjo është bërë me kërkesë të grupit të AAK-së.
“Sot të gjitha çmimet dhe secili produkt i konsumit për qytetarët tonë është rritur. A e dini çka nuk është rritë, nuk janë rritur vetëm pagat. Është rritur rryma mbi 15 për qind, të gjithë produktet dhe qeveria vazhdon tash e dy vjet për hartimin e strategjive, planeve, rregulloreve dhe në vitin e tretë nuk e ka asnjë veprim konkret”, tha ai.
Po ashtu në mbledhjen e sotme vendosi që të mërkurën e javës së ardhshme deputetët të mblidhen për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./FolDrejt/