Interi i ka ofruar Empolit 9.5 milionë euro për transferimin e Kristjan Asllanit, ndërkohë që lojtarin e pret një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon.
Kryerja e kësaj lëvizjeje është vetëm çështje kohe. Empoli po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe do edhe zëvendësuesin e Asllanit nga Interi.
Klubi toskan kërkon në huazim mesfushorin Lucien Agoume, i cili vjet ishte lënë te Brest në Francë për të marrë minuta.
Agoume ka luajtur edhe te Spezia në huazim dhe tani mund të kthehet në Itali dhe të jetë pjesë e Empolit, me shpresën që do të fitojë një vend tek Interi në vazhdim./FolDrejt/