Albulena Haxhiu ka reaguar për akuzat se në Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK), ka pasur punësime të militantëve të Vetëvendosjes.
Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ka shkruar se “Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim”, transmeton Fol Drejt.
Ky është reagimi i saj i plotë: