Një 39 vjeçar shqiptar është akuzuar në Gjykatën Rajonale të Aarau në Zvicër, pasi kishte punësuar një të huaj i cili nuk kishte të drejtë punësimi, shkruan aargauerzeitung.ch. Punëdhënësi është dënuar me 5400 franga gjobë.
Gjykatësi zviceran ia ka bërë me dije shqiptarit se në Zvicër nuk guxon të punësohet asnjë punëtor nëse nuk ka leje pune. As në formë prove dhe as edhe për një orë.
“A e keni kuptuar? Ju jeni dënuar, për një rast që e përsëritni për të dytën herë. Dhe dënimi sa vjen e shtohet!,” tha gjykatësi./Foldrejt.com