Federata e Sindikatave të Pavarura ‘Elektrokosova’ ka njoftuar se pas takimit me menaxhmentin e ndërmarrjes, iu është ofruar ngritja e pagës për 30 euro.
FSPE-ja këtë ngritje e konsideron të papranueshme, pasi sipas tyre, nuk i përmbush aspak nevojat e punëtorëve, teksa në bazë të kërkesës së punëtorëve, kanë kërkuar rritje page në vlerë 100 euro, ndryshe do të përgjigjen me greva.
“Sot, në takim të kryesisë së FSPE-së me menaxhmentin e ndërmarrjes, na u ofrua ngritja e pagës për vetëm 30€”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Kjo për neve si kryesi e FSPE-së është e papranueshme, për shkak se kjo ofertë e menaxhmentit NUK i përmbush aspak nevojat e punëtorëve (sidomos në këtë kohë të ngritjes së çmimeve)”.
“Ne si kryesi e FSPE-së, në bazë të kërkesës së punëtorëve, kërkuam rritje page në vlerë 100€ dhe kërkuam që kjo të realizohet në afatin kalendarik prej 7 ditësh, në të kundërtën do të përgjigjemi me greva”.