Tre punonjës ukrainas të shërbimeve të urgjencës janë vrarë kur një minë shpërtheu teksa po deminonin pjesë të rajonit Kherson, thotë shërbimi i urgjencës i një rajoni tjetër, në të cilin ata shërbenin, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Të tre shërbyen me vetëmohim në skuadrën e emergjencës dhe shpëtimit të Njësisë për Qëllime Speciale të Departamentit të Shtetit të Ukrainës në rajonin Zhytomyr dhe kryen detyrën e çminimit të territoreve të çliruara nga armiku në rajonin Kherson,” tha shërbimi i urgjencës Zhytomyr në Facebook.
Rajoni Zhytomyr është në perëndim të Kievit, në Ukrainën veriore./FolDrejt/