Një komunë në Afrikën e Jugut thotë se do të akuzojë anëtarët e stafit të saj për sjellje të pahijshme pasi fotografitë u shfaqën në mediat sociale që i shfaqin ata të ulur dhe duke fjetur mbi varre.
Punëtorët janë nga departamenti i parqeve të komunës – i cili është përgjegjës për pastrimin e parqeve dhe objekteve publike, sipas raporteve të mediave lokale, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Është e paqartë se kur janë bërë fotot.
Në një deklaratë, komuna Msunduzi, në provincën Kwa-Zulu Natal, tha se ishte në dijeni të asaj që i quajti “fotografi shqetësuese”.
“Komuna nuk do të pranojë një sjellje të tillë dhe mund të konfirmojë se proceset janë në vend që punonjësit e implikuar të akuzohen për sjellje të pahijshme dhe për shpërfillje të komunës,” tha ai./FolDrejt/