Në një zonë industriale në Idlib, Siri, Ibrahim Saed, merret me rregullimin e një motori. Nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes, çdo ditë, shpina e djaloshit, 13 vjeç, mbetet e përkulur në përpjekje për të ndjekur udhëzimet e mjeshtrit të tij, shkruan euronews.
Ai shprehet se është në gjendje të bëjë çfarë do që i kërkon mjeshtri, dhe kur ndonjëherë e ka të pamundur të bëj dicka vetëm, i thërret për ndihmë. Duke shtuar se do të bëhet një mekanik dhe një ditë do të ketë aktivitetin e tij, ai thekson se në këtë vend askujt nuk i intereson nëse shkon në shkollë apo jo.
60% e fëmijëve në veri perëndim të Sirisë janë të pashkolluar dhe vetëm një e treta e shkollave janë plotësisht funksionale. Sektori i arsimit ka shumë probleme për të zgjidhur. Duke filluar nga mësuesit që nuk paguhen prej muajsh për shkak të mungesës së fondeve, raporton abcnews.al
Por zhvendosja masive e shkaktuar nga regjimi i Asad dhe nga cdo gjë që ka ndodhur në Siri, ka zhytur në varfëri absolute 90% të sirianëve duke bërë që shumë fëmijë të mos kenë zgjidhje tjetër, por të punojnë për të mbajtur familjet e tyre.
Për shumë familje, punësimi i të miturve është e vetmja mënyrë mbijetese. Pjesa më e madhe e tyre punojnë në fabrikë në punë të lodhshme dhe të rrezikshme. Realiteti i luftës, fëmijëve nuk i ka grbitur vetëm të tashmen por dhe të ardhmen./abcnews.al