Connor Sturgeon (25-vjeçar), një punonjës banke në qytetin e Louisville, në shtetin amerikan të Kentakit, qëlloi dhe vrau pesë kolegë, duke përfshirë një mik të ngushtë të guvernatorit të Kentakit, Andy Beshear.
Ai e transmetoi sulmin drejtpërdrejt në Instagram, raporton AP. Policia ka mbërritur në vendin e krimit ndërsa në godinën e bankës po dëgjoheshin ende të shtëna dhe në shkëmbim zjarri eliminoi sulmuesin.
Nëntë persona, përfshirë dy policë, u plagosën nga të shtënat dhe u dërguan në spital. Një grua e plagosur vdiq më vonë në spital dhe një nga policët e plagosur, një burrë 25-vjeçar, është në gjendje kritike, tha një spital i Louisville, transmeton Fol Drejt.