Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka kryer një aksion në Komunën e Kamenicës.
Rasti me të cilin është marrë, ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga një punonjës brenda Komunës dhe disa personave të jashtëm, transmeton Fol Drejt.
Nga raporti i plotë i policisë, thuhet:
“Më 09.02.2022 janë zhvilluar hetime lidhur me një tender, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë, tre prej tyre ishin nga komisioni Vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie të mobileve (private), të cilët dyshohej se kanë mashtruar, me një procedurë tenderuese, me vlerë prej 35.731.50 €. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje.”/FolDrejt/