Komandantët më të lartë ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë ende brenda fabrikës dhe ende nuk janë dorëzuar.
Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, tha sot se gjykata do të vendosë për fatin e ushtarëve ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raportojnë mediat lokale ruse, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët sot se gjithsej 959 ushtarë ukrainas, përfshirë 80 të plagosur, ishin dorëzuar nga bunkerët dhe tunelet nën fabrikën e çelikut Azovstal./FolDrejt/