Grupet e punës të cilat ishin formuar sipas marrëveshjes nga takimi i fundit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot duhet të mblidhen në tentim për të gjetur zgjidhje të përbashkët rreth propozimit ligjit për Prokurori publike dhe statusit të ardhshëm të PSP-së.
Pushteti dhe opozita kanë qëndrime kundërthënëse lidhur me të ardhmen e Prokurores speciale publike Katica Janeva në PSP.
Mickoski në më shumë raste ka thënë se Janeva për ta është e papranueshme dhe nuk mund të mbetet në funksion, derisa Zaev ka deklaruar se Prokurorja speciale dhe ekipi i saj e kanë mbështetjen e tij të plotë.
Sipas paralajmërimeve, grupet e punës nga ana e pushtetit do t’i udhëheqin ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe zëvendësi i saj Oliver Ristoski, ndërsa të opozitës avokati Toni Menkinovski.
Krahas Ligjit për Prokurori publike, pritet të bisedohet edhe për ligjet tjera reformuese, mes tyre edhe ligji e Agjencisë për siguri kombëtare dhe koordinim të bashkësisë së sigurisë- zbuluese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto dy ligje sot do të mbahet debat publik në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri.
Shumica qeveritare pret Ligji për Prokurorinë publike dhe ligjet e Agjencisë për siguri kombëtare dhe koordinim të bashkësisë për siguri dhe zbulim të miratohen deri në fund të marsit, ose para fillimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Sipas pushtetit, ajo është edhe një nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në në fillim të qershorit.