Fluksi i shtuar i mërgimtarëve të cilët po vijnë nga vendet perëndimore, ka shkaktuar kolona në pikat kufitare të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sot sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata po ndodhin te pika kufitare e Dheut të Bardhë, e cila po zgjatë deri në një orë e gjysmë, ndërsa kolona ka arritur gjatësinë prej 800 metrave.
Në Merdar, ndërkaq pritjet janë nga 20 deri në 25 minuta, ndërsa kolona ka gjatësinë prej 50 metrash.
Për më shumë, shihni tabelën: