Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Pushtohet Ukraina? Zbulohen lëvizjet e radhës të Putinit

3 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Tyler Cowen “Bloomberg”

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Ndërsa vazhdojnë të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, po rritet edhe rëndësia e të kuptuarit të mendësisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë kuadër, me interes të veçantë janë dy pyetje:A është racional udhëheqësi rus? Dhe a mund të pengohet ai që të realizojë kërcënimet që artikulon?

Siç më pëlqen ta them ndonjëherë, është koha për një teori të lojës. Fatkeqësisht përgjigjet, për këto pyetje janë: Po dhe jo. Kjo do të thotë, se Putin është ndoshta racional, por nuk mund të frenohet dhe aq kollaj. Zakonisht ekonomistët e përkufizojnë racionalitetin, si përdorimin efektiv të mjeteve për të arritur synimet e paravendosura.

Për shembull, shpenzimi i parave për arritjen e kënaqësisë maksimale. Kjo gjë është një gjë e mirë për disa qëllime, por dështon kur është fjala për të kuptuar ata udhëheqës politikë, përfshirë Putinin, të cilët janë të fiksuar pas pushtetit. Kuadri ekonomik nuk funksionon mirë kur pushteti është vetë qëllimi pëfundimtar.

Ndërsa askush nuk mund ta dijë vërtet se çfarë ka në mendje Putini, ky i fundit e ka qeverisur Rusinë për 22 vjet me radhë, një shenjë kjo mjaft e mirë se ai kujdeset shumë për pushtetin e tij personal.

Po ashtu nuk duhet harruar se Putin u rrit në një epokë – si agjent i KGB-së pas Perdes së Hekurt, që ndante Perëndimin kapitalist nga Lindja komuniste – kur pushteti ishte simboli real i statusit. Por si e vështirëson frenimin e Putinit, synimi i tij për të ruajtur me çdo kusht  pushtetin që ka?

Për nga natyra e saj, strategjia e parandalimit përpiqet që ta kufizojë fuqinë e personit të shënjestruar. Në rast se një person kujdeset për shumë gjëra, dhe jo vetëm për pushtetin e tij, ai do t’i kundërpërgjigjet strategjisë së parandalimit duke kërkuar më pak pushtet, dhe duke shpenzuar më shumë energji për gjëra të tjera, si për shembull për pushime të gjata, dhe për kalimin e sa më shumë kohe me familjen.

Megjithatë, në rast se një person kujdeset kryesisht për pushtetin e tij, reagimi i nxitur ndaj parandalimit, është të përpiqet të rifitojë më shumë pushtet. Pra me fjalë të tjera, përpjekja

për ta bërë pushtetin “më të kushtueshëm” për Putinin nuk është e garantuar se do të funksionojë.

Kostoja e të gëzuarit të pushtetit mund të rritet, le të themi për shkak të sanksioneve që janë paralajmëruar tashmë. Por ndërkohë rritet edhe etja për një pushtet të ri, pikërisht për shkak se është zhdukur një pjesë e pushtetit të dikurshëm.

Parandalimi nuk funksionon gjithmonë në çështjet ndërkombëtare, apo në situata të tjera me individë që janë të fiksuar pas pushtetit. Napoleoni dhe Hitleri u përballën me kosto të larta për shkak të gabimeve të tyre. Gjithsesi ata vazhduan me planet e tyre ushtarake ambicioze, të cilat në fund rezultuan të ishin të pamenduara.

Shumë revolucionarë përpiqen që të marrin pushtetin, dhe vdesin në këtë proces. Një metodë ideale e parandalimit, do të ishte kërcënimi i Putinit me ndëshkim për sulmin ndaj Ukrainës, duke i dhënë atij një rritje të pushtetit diku tjetër. Por ku? Shtetet e Bashkuara nuk duan telashe në Baltik, dhe nga ana tjetër nuk duan që Rusia të ketë një prani më të fortë ushtarake në Venezuelë dhe Kubë, sikurse ka kërcënuar hapur presidenti rus.

Me kalimin e kohës, do të ketë gjithnjë e më pak mënyra të pranueshme për ta shpërqendruar atë nga ‘trofetë” më të mëdha dhe më të rrezikshme. Në parim, kërcënimi ndaj Putinit me asgjësim bërthamor, do ta ndalonte atë. Por ky nuk është një ndëshkim i besueshëm, duke pasur parasysh dëmet e rënda anësore që do të pësonte pjesa tjetër e botës.

Një nënkuptim i saj është se aktualisht Vladimir Putini, përbën një kërcënim më të madh sesa vetëm për Ukrainën. Ai mund ta rritë me çdo mënyrë fuqinë e tij shkatërruese, për shembull duke krijuar probleme në Baltik. Ose Rusia mund të sulmojë Kazakistanin në vend të Ukrainës.

Kjo do të ishte diçka e mirë për disa vende, por me pasoja të pasigurta shumë më të mëdha. Audienca e Putinit është shpesh e brendshme, dhe nuk është rastësi që gjatë vitit të kaluar, qeveria ruse ka bërë kaq shumë për të shtypur disidencën në vend.

Me Covid-in që është ende një problem serioz në Rusi, dhe me standardet e jetesës në stanjacion ose në rënie, Putinit i duhen dëshpërimisht një seri fitoresh diku jashtë. Një tjetër pasojë e këtij modeli pushteti, është se Putini mund të duket i çmendur për udhëheqësit perëndimorë, kur në fakt nuk është i tillë.

Shumë liderë perëndimorë mund të jenë të fiksuar pas një ndjenje të caktuar të pushtetit, por për shkak të kontrolleve dhe balancave të ndryshme sistematike, ata nuk mund ta ushtrojnë fare atë pushtet. Ata mund ta kenë të vështirë të kuptojnë Putinin, si dhe të parashikojnë lëvizjet e tij.

Ndoshta është gjithashtu e gabuar të supozohet se Putini nuk mund të ndihet i kërcënuar nga NATO, pasi aleanca nuk do ta pushtonte në asnjë rast Rusinë. Një NATO më e fortë dhe me më shumë anëtarë, veçanërisht në Lindje, do ta bënte Putinin të dukej dhe të ndihej më i kufizuar.

Prandaj kërkesat anti-NATO të Putinit, nuk duhet të shihen si një gënjeshtër apo si një manovër e gënjeshtërt. Ndoshta është tepër vonë, por NATO mund të kishte sinjalizuar më herët, se anëtarësimi i Ukrainës nuk ka gjasa që të ndodhë ndonjëherë.

Në ekonomi është e zakonshme të këmbëngulësh se “stimujt kanë rëndësinë e tyre”.

Ndonëse është e vërtetë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se funksionon strategjia e  parandalimit. Putini nuk po kërkon të dalë në pension dhe të kalojë më shumë kohë në një nga jahtet e tij luksoze. Pasojat e plota të kësaj të vërtete po bëhen çdo ditë e më të qarta.

Shënim: Tyler Cowen, profesor i ekonomisë në Universitetin George Mason, SHBA. Libri i tij i fundit titullohet “Vetë-shkatërrimi i ëndrrës amerikane”.

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Trajneri i Southamptonit: Lëreni Brojën të luajë futboll

Lajmi tjetër

Veterani Ekrem Bajraktari kërkon ndihmë financiare për gruan e sëmurë

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM