Presidenti rus Vladimir Putin tha më 4 nëntor se Rusia kishte rekrutuar 318,000 qytetarë, 49,000 prej të cilëve tashmë janë duke luftuar në Ukrainë, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Putin ka nënshkruar gjithashtu një ligj që lejon qytetarët me dënime për disa krime të rënda të thirren për shërbimin ushtarak, raportoi TASS. Edhe para këtij ligji, Rusia rekrutonte vazhdimisht të dënuar për të luftuar kundër Ukrainës.
Më 28 tetor, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pretendoi se mobilizimi ishte i plotë, me Putinin që konfirmoi këtë deklaratë më vonë. Presidenti rus, megjithatë, nuk e nënshkroi urdhrin për të ndaluar mobilizimin zyrtarisht, të cilin Kremlini e quajti më pas “të panevojshëm”.
Putin njoftoi fillimin e “mobilizimit të pjesshëm” në Rusi më 21 shtator. /FolDrejt/