Presidenti rus Vladimir Putin, do të udhëtojë në Taxhikistan të martën, thotë zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur Moska filloi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.
“Një vizitë pune e presidentit Putin është planifikuar për nesër në Taxhikistan”, tha Peskov, përcjell Klankosova
Putin pritet gjithashtu në Turkmenistan të mërkurën për një samit të vendeve në kufi me Detin Kaspik.