Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se civilët në rajonin ukrainas të Khersonit duhet të evakuohen nga zonat e konfliktit.
“Ata që jetojnë në Kherson duhet të largohen nga zona e veprimeve më të rrezikshme, sepse popullsia civile nuk duhet të vuajë”, tha Putin në një takim në Kremlin, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
Forcat ukrainase po ndërmarrin një ofensivë në disa fronte në Kherson dhe zyrtarët e mbështetur nga Rusia në rajon u kanë thënë civilëve të largohen nga zonat në të dy anët e lumit Dnieper, mes shenjave se forcat ruse po përpiqen të përmirësojnë mbrojtjen e tyre në disa zona./FolDrejt/