Putin ka dërguar një anije luftarake drejt oqeanit Atlantik dhe Indian të armatosur me raketa të reja hipersonike Zircon, të cilat ai tha se ishin unike në mbarë botën, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një video-konferencë me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Igor Krokhmal, komandant i fregatës me emrin Admiral i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov, Putin tha se anija ishte e armatosur me armë hipersonike Zirkon.
“Kësaj radhe anija është e pajisur me sistemin më të fundit të raketave hipersonike – Zircon – i cili nuk ka analoge”, tha Putin.
“Dëshiroj t’i uroj ekuipazhit të anijes sukses në shërbimin e tyre për të mirën e atdheut”.
Shoigu shtoi se raketat hipersonike, të njohura si Tsirkon ose Zircon, mund të kapërcejnë çdo sistem të mbrojtjes raketore.
Raketat fluturojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe kanë një rreze prej më shumë se 1000 km, tha Shoigu./FolDrejt/