Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kuban Miguel Díaz-Canel zbuluan sot një monument për ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro në një shesh në Moskë dhe premtuan të thellojnë miqësinë e tyre përballë sanksioneve amerikane kundër të dy vendeve.
Putin ngjalli kujtimin e tij kur i tha Dias-Canel se të dy vendet duhej të ndërtonin mbi “themelet e forta të miqësisë” të vendosura midis Kastros dhe udhëheqësve sovjetikë.
Castro, i cili mori pushtetin në vitin 1959, nuk ka një statujë në atdheun e tij, sepse, siç tha vëllai i tij Raul pas vdekjes së tij në 2016, ai donte të shmangte një kult të personalitetit, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.