Pas bisedimeve të gjata kokë më kokë, kanë dalur detajet nga marrëveshjet e arritura mes Turqisë dhe Rusisë rreth rajonit të fundit rezistent ndaj regjimit asadist në Siri, Idlibit.
Pika kryesore është se nga sonte në mesnatë (6 mars) do fillojë armëpushimi gjithëpërfshirës për rajonin dhe ‘pak a shumë’ merren vesh për ruajtjen e Status Quo-së të rajonit, që Rusia e llogarit se udhëhiqet nga “terroristët”, informon foldrejt.com
Gjithashtu u bë me dije se do të krijohet një korridor i sigurisë me thellësi nga 6 km në veri dhe jug të autostradës M4. Brenda 7 ditëve do të vendosen parimet. Magjistralja M4 është jetike për Sirinë, pasi lidh Halepon me Damaskun dhe Latakian./Foldrejt.com
.