Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një takim për të diskutuar me Këshillin e tij të Sigurimit për kufijtë e shelfit kontinental të Rusisë në Oqeanin Arktik, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Kremlini tha se takimi u ndoq nga disa zyrtarë të rangut të lartë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Inteligjencës së Jashtme Sergei Naryshkin.
Më herët gjatë ditës së sotme, Norvegjia njoftoi se kishte gjetur një sasi “të konsiderueshme” metalesh dhe mineralesh, duke filluar nga bakri deri te metalet e rralla të tokës, në shtratin e detit të shelfit të saj të zgjeruar kontinental.
Vendi nordik, një eksportues i madh i naftës dhe gazit, tha se tani po shqyrton nëse do të hapë zonat e tij në det të hapur për minierat në det të thellë – një proces që kërkon miratimin e parlamentit dhe ka shkaktuar shqetësime mjedisore./FolDrejt/