Në bisedë u konfirmua rëndësia zbatimit në mënyrë të qëndrueshme të marrëveshjeve trepalëshe të nënshkruara në nëntor 2020, janar 2021 dhe nëntor 2021 mes liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një deklarate nga Kremlini, në bisedën telefonike Putin-Pashinyan me iniciativë të palës armene u diskutua situata rreth Karabakut.
Në bisedë u konfirmua rëndësia zbatimit në mënyrë të qëndrueshme të marrëveshjeve trepalëshe të nënshkruara në nëntor 2020, janar 2021 dhe nëntor 2021 mes liderëve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe u theksua roli i forcës paqeruajtëse ruse në sigurimin e stabilitetit në rajon.
Po ashtu bëhet e ditur se në bisedë u diskutuan edhe disa çështje aktuale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të aleancës dhe partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Armenisë./FolDrejt/