Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu i ka raportuar Vladimir Putinit për stërvitjet e kryera nga Flota e Paqësorit, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në pamjet e transmetuara sot në televizionin shtetëror të Rusisë, Shoigu tha se stërvitjet përfshinin “sulme imituese ndaj grupeve të marinës armike” në Paqësor.
Putin u përgjigj duke thënë se kontrollet e parakohshme kishin treguar se Flota e Paqësorit, e cila është e vendosur në Lindjen e Largët të Rusisë, ishte në një nivel të lartë gatishmërie dhe se përparësia e Rusisë ishte Ukraina.
Stërvitjet po zhvillohen ndërsa ministri i mbrojtjes i Kinës Li Shangfu viziton Moskën./FolDrejt/