Takimi i presidentit rus me homologët e tij të Turqisë dhe Kinës do të zhvillohet në Uzbekistan – Çështja e grurit dhe lufta në Ukrainë do të bien në tryezë.
Vladimir Putin do të ketë takime me Recep Tayyip Erdogan dhe Xi Jinping në Uzbekistan, gjatë Samitit të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili do të zhvillohet më 15 dhe 16 shtator. Këto takime u konfirmuan nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Usakov , i cili deklaroi se “liderët (Putin dhe Erdogan) janë në dialog të vazhdueshëm dhe me telefon. Ka shumë çështje që po negociohen, siç është gruri, në të cilat Turqia luan një rol shumë pozitiv. Ka shumë tema në takimin mes Erdoganit dhe Putinit, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
. Një pjesë e rëndësishme e takimit do t’i kushtohet çështjeve ekonomike si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Soçi më 5 korrik.
Usakov tha se do të ketë gjithashtu një takim midis Putinit dhe presidentit kinez Xi Jinping si pjesë e samitit. “Qasja e Kinës ndaj Ukrainës është e balancuar, ajo i kupton arsyet e detyrimit të Rusisë për të nisur një operacion special ushtarak. Sigurisht, liderët do të vlerësojnë gjithashtu nivelin e paprecedentë të besimit në partneritetin strategjik dypalësh të vendeve të tyre”.
Gjithashtu, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Indisë po zhvillohen me shpejtësi, Ushakov tha: “Marrëdhëniet tona me Indinë po zhvillohen, tregtia jonë u rrit me 120% në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”./FolDrejt/