Ditën e fundit të këtij muaji, Rusia e dërgon për vizitë në Serbi, kryespiunin e saj.
Nikolai Petrushev, sekretari për sigurinë kombëtare i federatës ruse, sipas mediave në Beograd do të takohet me krerët e shtetit serb.
Nikoqirëve do u kërkoj qartësimin e pozicionit të tyre për situatën Ukrainë-Rusi, tjetër temë bisede pritet të jetë dhe pretendimet e Moskës se mercenarë nga Shqipëria, Kosova e Bosnja po luftojnë në Donbas (pjesë e Ukrainës ku ka lëvizje separatiste pro-ruse)
Prishtina dhe Tirana zyrtare i kanë mohuar pretendimet që i tha ministri rus i punëve të jashtme, Sergej Lavrov.
Ndërkohë për njërin prej vendeve të rajonit ku ndikimet e aktorëve të jashtëm mund të kenë shumë ndikim,po paralajmërohet shpartallimi.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se Bosnja ndodhet në momentet më kritike të saj.
“Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnjë Hercegovinë. Kjo po e rrezikon stabilitetin dhe integritetin e atij vendi. Ministrat duhet të marrin vendime sesi të ndalin këtë dinamikë të ngjarjeve në Bosnjë dhe të shmangin që ku vend të shpërbëhet copa-copa. Kjo është situatë kritike dhe ministrat duhet të marrin vendime”, theksoi Borrell.